Ish-banori i Big Brother lëshon ‘bombën’

Ish-banori i Big Brother lëshon ‘bombën’

Rozana Radi i lutet Zotit për xhaxhin (Foto)
Justin Bieber rrezikon të arresothet (Foto)

I ftuar në ‘fan club’-in e ‘Big Brother’ të kësaj të diele ka qenë ish-banori Meridian Ramçaj.

Ai tregoi se prej pak kohësh është duke u angazhuar me partinë politike Libra.

I ftuar për të folur mbi edicionin e këtij viti, Meridiani nuk la pa përmendur as të shkuarën, duke ‘ia shkatërruar’ planin e ditës së emisionit programacionit.

‘Më ka pëlqyer si formulë, është interesante. Më ka pëlqyer loja në çifte dhe mënyra si është zgjedhur. Jo se nuk ka pasur dashuri në vitet e kaluara, por tashmë është e deklaruar që në fillim. Unë do të doja që njerëzit t’i shikonin si rivalë dhe jo për raste të veçanta’,- tha Meridiani për këtë vit.

Por më pas lëshoi dhe bombën e tij:

‘Nuk dua të kthehem pas, sepse i bie që të dal kundër produksionit sepse janë të kurdisura. Por dua të tregoj momentin që unë bëra gati valixhet për të dalë dhe nuk u transmetua nga produksioni, sepse unë kërkoja që të pranohej loja nga x person, por kjo nuk u transmetua. Ky ishte mashtrim në atë kohë, por unë e thashë meqë më pyetët’- tha ai.

‘Më duket se ke mbetur akoma në atë kohë me lojën që le pas’,-e ngacmoi Albana

‘Na i thuaj për kë bëhet fjalë ky diskutim mo vlla, sa lek do’,- i tha Curri.

Por Meridiani nuk pranoi të japë emra.

COMMENTS