Isa Mustafa: Mocioni pamflet politik

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se mocioni i mosbesimit, është një pamflet politik pa asnjë bazë. 'Është n

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se mocioni i mosbesimit, është një pamflet politik pa asnjë bazë.

‘Është një tendencë që keqpërdorimet të cilat janë krijuar nga qeveritë e kaluara ti mveshen kësaj qeverie. Kjo sjellje është e papranueshme. Përmes mocionit po tentohet destabilizimi i vendit dhe krijimi i vakuumit institucional e po ashtu fshehjen e aferave të dëmshme politike’, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka shtuar se kjo qeveri ka pasur suksese të mëdha si në fushën ekonomike ashtu edhe në sferat tjera.

Kryeministri ka përmendur edhe rritjen e buxhetit për 400 milionë euro, arritjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar etj.

Ndryshe, seanca ka nisurs pas vonesës gati një orëshe, shkaktuar nga mungesa e deputetëve të PDK-së, të cilët kanë qenë në mbledhje të Grupit Parlamentar, aty ku kanë vendosur për ta mbështetur ose jo mocionin e Nismës për rrëzimin e qeverisë.

Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën ka paraqitur arsyetimin për rrëzimin e qeverisë.

COMMENTS