Ironizon Sharon Stone: Nuk kam kohë për depilim, e lëre më për ndërhyrje kirurgjike (Foto)

Ironizon Sharon Stone: Nuk kam kohë për depilim, e lëre më për ndërhyrje kirurgjike (Foto)

Sharon Stone edhe pesë muaj mbush të gjashtëdhjetat, por vazhdon të duket si një njëzetvjeçare.

Aktorja amerikane vazhdon të mbetet një prej imazheve të markës së njohur të veshjeve italiane, Dolce Gabbana.

Gjatë një interviste për intervistën ‘Haute Living’, Stone është përgjigjur në pyetjen nëse ka bërë ndonjëherë në jetë ndërhyrje kirurgjike.

Sharon në mënyrë ironike është përgjigjur duke pohuar se nuk ka kohë për tu larë e lë më të merret me gjëra të tjera.

‘Mezi gjej kohë për tu larë dhe t’i depiluar këmbët, madje nuk më kujtohet kur e kam bërë një gjë të tillë për herë të fundit. Nëse s’kam kohë për nevojat bazë do të thotë se nuk mundem të gjej kohë edhe për ndërhyrje estetike’, ka pohuar Stone.

Megjithatë, aktorja ka pranuar se përdor kremra të shkëlqyer për ta pasur fytyrën e ‘ëmbël’.

Ndryshe, atë do ta shohim edhe vitin e ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore.

COMMENTS