Irlandezi hapë tunel të fshehtë nga shtrati deri te kafiteria, për të pirë tinëzisht alkool nga gruaja

Irlandezi hapë tunel të fshehtë nga shtrati deri te kafiteria, për të pirë tinëzisht alkool nga gruaja

Djaloshi me ‘sy të maces’, sheh edhe në errësirë të plotë (Video)
Kamerieri me truk mahnitës (Video)

Një burrë që merret me instalimin e gypave të ujit në Omaga të Irlandës, ka hapur një tunel nga krevati i tij deri tek një kafiteri, dhe për këtë veprim ai është ftuar në gjykatë.

Ai këtë gjë e bënte që të shkonte çdo natë në kafiteri për të pirë alkool, dhe të kthehej në shtëpi pa e kuptuar bashkëshortja e tij.

Patsey Kerr është ftuar në gjykatën e Omagës, pasi është konstatuar se hapja e tunelit kishte shkaktuar prishjen e kanalizimit në të cilin ishin lidhur shtëpitë e fqinjëve. Ai ka folur para gjykatësit për tunelin e tij të fshehtë, dhe arsyen pse e kishte hapur

‘Pasi pashë një film ku arratiset një person nga Shoshenka në vitin 1994, vendosa të bëjë diçka të ngjashme pa e ditur gruaja ime, dhe kështu fillova të gërmoj derisa ajo ishte në gjumë të thellë. Gropën e hapa nën shtratin tim që qonte drejt një kafiterie. Kam përdorur të gjitha llojet e pajisjeve nga luga deri tek makineritë e ndryshme më të rënda. Qysh në vitin 2009, kam arritur të gërmoj deri tek tualeti i femrave në këtë kafiteri’.

Kerr gjithashtu ka pranuar se pesë vitet e fundit i ka kaluar duke shkuar përmes tunelit në kafiteri, dhe kthehej në orën një të mëngjesit, kurse gruaja kurrë nuk e kishte zbuluar këtë.

‘Të them të drejtën më vjen mirë që më kanë zënë. Çdo mëngjes më vinte era alkool, kurse gruas i thosha se më vjen era djersë’, ka shtuar ai.

Lidhur me këtë shprehi të tij ishte habitur edhe qiradhënësi i cili nuk mund ta kuptonte se si çdo natë shfaqej nga askund dhe zhdukej nga tualeti i femrave.

COMMENTS