iPhone X vjen më shpejtë sesa pritej fillimisht

iPhone X vjen më shpejtë sesa pritej fillimisht

Kur iPhone X është lëshuar për tu porositur javën e kaluar, koha e përafërt për tu pajisur me modelin më të ri të teleofnit të Apple thuhej se ishte prej 5 deri në 6 javë. Ndërkaq tani iPhone X ka shkuar në shitje sot dhe duket sikur koha e dërgesave tani është përmirësuar. iPhone i ri tani po tregon kohët e dërgesës që shkon prej 3 deri në 4 javë në SHBA dhe Britani të Madhe.

Kjo mund të nënkuptojë që Apple ka rritur prodhimin e iPhone-it të ri për të vazhduar me kërkesën për telefonin më të mirë të saj aktualisht. Pajisja pritet të jetë në kërkesë të lartë në dyqanet e shitjes me pakicë të Apple sot dhe mund të përfundojë ndoshta duke shitur gjithë sasinë.

Apple sapo ka publikuar rezultatet e saj financiare për tremujorin e katërt të vitit 2017, kompania ka parë një rritje të të ardhurave dhe kjo pritet të vazhdojë në tremujorin e ardhshëm. Apple pritet të shohë një rritje në të ardhurat tremujorin e ardhshëm dhe shumica e kësaj si pasojë e lansimit të iPhone X e tyre të ri.

COMMENTS