iPhone mbush sot 10 vjeç – Si ka ndryshuar bota?

Sot 10 vjet më parë, Steve Jobs i prezantoi botës telefonin inteligjent, iPhone. Nga 9 janari i vitit 2007 iPhone dhe pajistet e tjera që lidhen me të kanë ndryshuar botën.

Një telefon, një lexues muzike, një pajisje për të bërë kërkime në internet dhe për të kontrolluar emailin.

Të gjitha këto funksione tani janë të pranishme në çdo smartphone, dhe tek ata të cilësisë së ulët, por që vetëm 10 vjet më parë përbënin një revolucion.

Në 10 vjet, ju prezantojmë këto 10 gjëra kryesore që ka sjell iPhone në jetët tona, pa të cilat mund të ishte më vështirë.

 

GPS

Para sistemit GPS ju nuk ishit të sigurt për vendndodhjen tuaj. Për këtë ju duhet të hapnit një hartë ose të pyesnit një të huaj.

Mesazhet me tekst

Ndoshta nuk ju kujtohet por para iPhone nuk ekzistonin bisedat me mesazhe. Secili prej teksteve që ju dërgonit konsiderohej si një njësi individuale. Juve ju duhej të hapnit çdo një prej tyre që të kuptonit linjën e një bisede.

 

Foto selfie

Nëse lëmë mënjanë kritikat për foto selfie, ato kanë qenë një fenomen në jetën sociale.
Kamerat e përparme fillimisht u konsideruar se do të përdoreshin për video telefonata, por sot qëllimi i tyre kryesor janë fotot.

 

Bateritë që zgjasin një ditë

Ju kujtohet sesa zgjaste bateria në telefonin tuaj të vjetër Nokia, edhe pse ju luanit lojën ‘Snake’ gjithë ditën? Ditët e sotme kjo nuk ka mundësi për të ndodhur.

 

‘Vrau’ telefonatat

Telefonat janë krijuar për të lidhur njerëzit nëpërmjet zërit, por sot të paktë janë ata që përdorin iPhone-in e tyre për të marr dikë në telefon.

Sipas një studimi në vitin 2015, ¼ e përdoruesve të iphone nuk kishin bërë një telefonatë për më shumë se një javë.

 

Autokorrekti

Ekrani me prekje hoqi nga tregu tastet, por futi në ‘lojë’ autokorrektin. Tani nuk ka pse të ndryshojmë gjithë fjalinë nëse nuk dimë sesi shkruhet një fjalë.

 

Nuk ekzistojnë më kuizet

Çdo herë që dikush prej nesh nuk di përgjigjen e një pyetjeje, mjafton të hap telefonin dhe aty mund ta gjej me lehtësi. Tashmë debatet lidhur me një gjë nuk zgjasin për ditë ose javë, por shuhen menjëherë sapo dikush hap internetin në telefon.

 

Zmadhimi i ekranit

Një prej problemeve më të mëdha të telefonave të dikurshëm ishte ekrani i vogël. Sot në një iphone t’i mund të zmadhosh diçka aq sa të duash.

 

Aplikacionet

Sot aplikacionet janë kthyer në industri. Dyqani i aplikacioneve hyri për herë të parë te iPhone 3G në vitin 2008, ndërsa sot numërohem më tepër se 2 milionë aplikacione.

 

‘Vdekja’ e iPod

Përpara iPhone shumica e të rinjve mbanin një ‘mp3 player’ për të dëgjuar muzikë dhe një kamera digjitale për të fotografuar momentet. Sot Apple nuk prodhon më ipod megjithëse ende ka shitje.

COMMENTS