Interi në kërkim të një mesfushori, Vidal dhe Ramires në listë

Interi në kërkim të një mesfushori, Vidal dhe Ramires në listë

Emery konfirmon largimin nga Parisi
Interi do të takohet sot me UEFA-n për Fair Play Financiarin, Nerazzurrët e bindur që kanë përmbushur kërkesat – Milani takohet të premten (Foto)

Interi është vënë në kërkim të një mesfushori për ta përforcuar skuadrën.

I pari në listë është mesfushori i Jiangsu Suning, Ramires, i cili mund të bashkohet që në janar.

Të dy klubet janë në pronësi të Suning Group, që nuk do të sillte problem për blerjen e lojtarit.

I dyti në listë është Arturo Vidal, i cili pranon të kalojë te Intreri, por që klubi bavarez nuk e shet në janar.

Nerazzurrët e duan prej kohës mesfushorin dhe largimi i Carlo Ancelottit mund ta largojë edhe atë.

Sipas medieve italiane lojtari kërkon të kthehet në Itali, me Interin të vetmin klub që e do.

Nëse Ramires dhe Vidal dështojnë, atëherë në listë janë edhe Godfred Donsah, Yves Bissouma dhe Thomas Partey.

COMMENTS