Inkurajon vozitjen e pakujdesshme, Peugeot i kërkohet të largojë reklamën (Video)

Inkurajon vozitjen e pakujdesshme, Peugeot i kërkohet të largojë reklamën (Video)

Ky është autobusi i së ardhmes, ka edhe mbushës për telefon (Video)
Ora me kamerën 360 shkallëshe (Video)

Reklama për modelin e ri nga Peugeot, ku shihet shoferi teksa lexon mesazh dhe vozitë me shpejtësi të konsiderueshme, është vlerësuar se inkurajon vozitjen pa kujdes.

Shumë ankesa i janë drejtuar kompanisë, pasi veprimet që shihen në filmim mund të imitohen nga ngasësit e rinj dhe jeta tyre do të jetë në rrezik.

‘Sikur ta lexonte mesazhin në lartësinë e syve dhe të mos bënte reagime tjera do ishte normale, veprimet e tij mbi timon janë të dënueshme’, është një nga komentet e shumta lidhur me rastin.

Madje, shkaku i lëvizjes së tij, një punonjës i rrugës detyrohet të lëvizë dhe nuk ia del të shënojë vijën si duhet.

Derisa reklama zyrtare për Peugeot 208 është larguar, pritet të rikthehet me disa ndryshime.

COMMENTS