Infarkti: Tri shenjat paralajmëruese që duhet t’i dini

Infarkti: Tri shenjat paralajmëruese që duhet t’i dini

Kefiri ka veti të shëndetshme (Video)
Ushqimet që duhet t’i konsumoni në vjeshtë (Video)

Simptomat e sulmit në zemër mund të shfaqen papritmas dhe nëse nuk i dini ato mund të mendoni se bëhet fjalë për diçka tjetër.

Çrregullimet koronare të zemrës në një formë ose tjetër mund të rrisin rrezikun që të pësoni arrest kardiak.

Më poshtë i gjeni shenjat paralajmëruese emergjente se jeni në prag që të pësoni infarkt. Mosrehati në gjoks Kjo mund të jetë vetëm një ndjenjë e vogël e mosrehatisë në zonën ku ndodhet zemra. Është ndjenjë sikur para teshtimës ose ndjenjë e një dhimbjeje të përgjithshme.

‘Te shumica e sulmeve në zemër përfshihet ndjenja e mosrehatisë në qendër të gjoksit e cila zgjat për pak minuta dhe rikthehet përsëri’, ka thënë nga Asociacioni Amerikan i Zemrës.

Mosrehati në gjithë pjesën e epërme të trupit

Një shenjë tjetër se dikush po pëson infarkt është dhimbja e përgjithshme, që tregon se diçka nuk është në rregull me pjesën e epërme të trupit.

‘Simptomat mund të përfshijnë dhimbje dhe mos rehati në njërën dorë ose tjetrën, shpinë, qafë, stomak dhe nofull’.

Frymëmarrje të shkurtra Pamundësia për t’u mbushur me frymë, shenjë kjo e cila tregon se personi është në prag të sulmit në zemër.

Kjo mund të paraqitet me ose pa rehati në zonën e gjoksit dhe me djersë të ftohta që mund t’ju mbulojnë.

COMMENTS