Inaugurohet segmenti i dytë i autostradës ‘Arbën Xhaferi’

Inaugurohet segmenti i dytë i autostradës ‘Arbën Xhaferi’

Në një ceremoni inauguruese është përuruar segmenti i dytë i autostradës ‘Arbën Xhaferi’, që do të lidhë Prishtinën me Shkupin.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pohuar që vitin e ardhshëm do të përmbyllen tërë punimet në këtë autostradë.

Haradinaj ka falënderuar të gjithë punëtorët si dhe ka ngushëlluar familjarët e punëtorit që ndërroi jetë në vendin e punës në fund të këtij viti.

Presidenti Hashim Thaçi e quajti ndërtimin e kësaj autostrade projekt të Kosovës së re e Evropiane dhe ëndërr të gjithë qytetarëve që po bëhet realitet.

Xhudistja Majlindja Kelmendi a ka prerë shiritin inaugurues, ndërsa prezent në këtë ngjarje ishin edhe ambasadori Greg Delawie, Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe personalitete të tjera.

COMMENTS