Imazhe mbreslënëse të Jupiterit – publikohen për herë të parë (Video)

Milionerët e prodhuar nga politika
Procesi i Berlinit dëshmon njohjen e plotë të shtetit të Kosovës

Imazhet e anijes së NASA-s Juno kanë sjellë imazhe të jashtëzakonshme nga polet e Jupiterit.
Imazhet e pabesueshme tregojnë sistemin e stuhive dhe veprimtaritë e motit ‘ndryshe nga çdo gjë që ishte parë më parë’.

Ato tregojnë kushtet e stuhive, retë e larta dhe një ngjyrë të çuditshme blu në planet.
Anija udhëtoi më 27 gusht përreth 4.200 kilometra mbi shtëllungat e reve të Jupiterit.

NASA ka mbledhur 6 megabajt të dhënat gjatë fluturimit 6 orësh nga Poli i Veriut të Jupitetit tek Poli i Jugut, që mori rreth një ditë e gjysmë kohë. Ndryshe nga Toka dhe Marsi që janë planetë shkëmbor.

Jupiteri është një gjigant me gaz që ka gjasa të jetë formuar menjëherë pas diellit. Astronomët shpresojë se studimi i planetit më të madh në sistemin diellor mund të sjellë të dhëna për të kuptuar se si Toka dhe pjesa tjetër e planetëve janë formuar.

COMMENTS