Ilire Vinca, aktorja e parë shqiptare e cila nominohet në festivalin ‘LPTW’ New York

Ilire Vinca, aktorja e parë shqiptare e cila nominohet në festivalin ‘LPTW’ New York

Nesër nis mbledhja e nënshkrimeve kundër privatizimit të Kinemasë ‘Jusuf Gërvalla’
Filmi që theu rekord në Golden Globe (Video)

Profesoresha e Arteve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ilire Vinca, ka marë njoftimin se është nominuar nga “League Profesional Theatre Women në New York”.

Kjo ngjarje organizohet për çdo të tretin vit dhe nominohen nga 20 aktoret më të suksesshme të teatrove në botë, e që këtë herë në mesin e tyre është dhe prof. Ilire Vinca.

The Gilder/Coigney International Theatre Award apo që njihet ndryshe edhe si “LPTW”, është krijuar në nderë të dy ikonave të teatrit botërorë Rosamond Gilder dhe Martha Coigney dhe mbahet që nga viti 1986.

Ilire Vinca është aktorja e parë shqiptare e cila nominohet në këtë festival.

Çmimet priten të ndahen me 23 tetor 2017.

COMMENTS