Ibrahimovic kundër Pogbasë

‘Messi më i miri në botë, dua të luaj me të’ (Foto)
Policia e Kosovës ka plan operacional për super derbin Gjilani – Drita

Paul Pogba nuk arriti të shënojë nga goditja rreth 30 metra distancë, në këtë mënyrë Ibrahimovic mund të godasë sa herë të dojë faullet, dhe kështu Pogba nuk do të jetë nga ata që do të godisnin faullet për Manchester United, edhe pas paralajmërimit nga suedezi duke e falur për gabimin e bërë të dielën e kaluar.

“I thashë se nëse nuk do të shënonte gol do të ishte faulli i fundit që e lejoja të godiste”, tha Ibrahimovic. “Ai goditi shtyllën. Nëse topi do të kishte shkuar në rrjetë do të ishte 2-0 dhe kjo do të na kishte bërë të ndiheshim më të sigurt, sepse duke menduar për ndeshjet e fundit ku kemi pësuar gol në minutat e fundit, asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Sot do të kishte qenë me të vërtetë e trishtë, nëse do të kishte ndodhur në ndeshjet e kaluara, ku kemi luajtur mirë dhe meritonim të fitonim”, u shpreh Ibrahimovic.

COMMENTS