I zënë me EULEX-in, Mustafa e harron ministrin Agani

I zënë me EULEX-in, Mustafa e harron ministrin Agani

S’ka marrëveshje VMRO – BDI në Maqedoni
S’ka arsye për ngërç politik, thonë analistët

Qeverisja Mustafa që prej se ka nis punën është thirrur në vazhdimësi në transparencë dhe ndërtim të shtetit ligjor, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërkohë, njërit prej ministrave të kabinetit të Isa Mustafës, Ferid Agani, dje i është ngritur aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit, për kryerje të veprës penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Për rastin Agani, kryeministri ende nuk ka folur. Madje sot, në mbledhjen e Qeverisë ka marrë pjesë edhe vete ministri Ferid Agani, për çështjen e të cilit kryeministri dhe Qeveria heshtën dhe nuk u deklaruan e as që pyeten publikisht për aktakuzën e ministrit të kabinetit qeveritar.

Foto

Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi njëherit ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, i tha KosovaPress-it se shumë shpejt Qeveria do të dal me një qëndrim për rastin e ministrit Ferid Agani. Ai tha se deri tash Qeveria e pati të pa mundur që të diskutojë hollësisht për çështjen e akuzës ndaj një ministri të Qeverisë.

‘Kryeministri dje tërë ditën është marr me dhe për rreth EULEX-it. Sot kemi pasur mbledhje të Qeverisë por edhe aty është debatuar vetëm për EULEX-in. Gjatë ditës besoj dalim me ndonjë informatë në qoftë se ka pasur diskutim ose ka pasur komentim rreth kësaj çështje. Nuk kamë informata, ende nuk është trajtuar fare në Qeveri kjo punë, po besoj që brenda dy-tre ditëve dalim me qëndrim. Kemi pasur çështje shumë më të rëndësishme në këtë rast si EULEX-i, që mendojmë me përfundua gjatë javës, mandej do të merremi me çështje të tjera’, ka thënë Abrashi për KosovaPress.

COMMENTS