I propozon partneres në 110 metra lartësi (Video)

I propozon partneres në 110 metra lartësi (Video)

Një djalë i ri kishte gjetur një moment jo edhe aq të përshtatshëm që t’i propozoj martesë të dashurës së tij, derisa dyshja ishin në 110 metra la

Një djalë i ri kishte gjetur një moment jo edhe aq të përshtatshëm që t’i propozoj martesë të dashurës së tij, derisa dyshja ishin në 110 metra lartësi.

Michael Garcia kishte filluar një fjalim romantik, derisa dyshja ishin në parkun e lojërave në Orlando të Floridas.

Dyshja janë në lidhje për më shumë se dy vite e gjysmë, kurse Michael kishte gjetur një metodë interesante për ta bindur partneren që të ndërrojnë unazat.

Por, shumë komentues që kanë pasur rastin ta shohin videon kanë shtruar një pyetje: A ekziston mundësia që ajo nga frika e lartësisë ka thënë ‘po’.

Megjithatë, një gjë është e sigurt që dyshja kanë lënë gojëhapur të gjithë miqtë me mënyrën e propozimit, kurse videoja e tyre është bërë virale në internet.

COMMENTS