Një person është arrestuar për vjedhje pasi që e bija e tij 19 vjeçare e ka njohur fytyrën e tij në një video të tipit CCTV. Cora Patterson nga Bol
Një person është arrestuar për vjedhje pasi që e bija e tij 19 vjeçare e ka njohur fytyrën e tij në një video të tipit CCTV.
Cora Patterson nga Bolton hasi në një video që po qarkullonte në Facebook. Aty po kërkohej për identifikimin e dy personave që vodhën një shtëpi, përkatësisht stoli dhe medalje noti të cilat po mungonin.
Patterson njohu personat në video, të cilët qëlluan të jenë babai i saj dhe motra e tij.
‘Ju tregoj kush d**** janë këta, Colin Patterson dhe Janine Patterson, absolutisht e turpëruar që i thërras baba dhe hallë’, shkroi ajo.
Pastaj, Patterson kontaktoi pronarët e shtëpisë dhe foli me policinë me ç’rast dyshja ishin arrestuar. ‘Ta fusja babanë tim në burg ishte gjëja më e rëndë që e kam bërë, por ishte e duhura’, tha ajo.
COMMENTS