I mbijeton aksidentit ajror, fiton llotarinë milionëshe

I mbijeton aksidentit ajror, fiton llotarinë milionëshe

Uji nuk do të pihet më, do të hahet (Video)
E keni ditur gabim! Ja pse shërben sirtari poshtë furrës së shporetit

Një indian me banim në Abu Dabi fitoi llotarinë 1 milionë dollarëshe pikërisht pak ditë pasi i shpëtoi një aksidenti të tmerrshëm ajror.

Mohammad Basheer Abdul Khadar, 62 vjeç ishte në bordin e avionit EK521 nga India jugore kur avioni shpërtheu në flakë teksa po zbriste në pistën e Dubait.

Pavarësisht se pothuajse gjysma e avionit Boeing 777 u shkatërrua nga flakët vetëm 13 pasagjerë u lënduan ndërsa një zjarrfikës gjeti vdekjen Ndërkohë Khadar kishte blerë një biletë për lotarinë Dubai Duty Free Millenium Millionaire e cila u hodh të martën duke i dhuruar atij 1 milionë dollarë Khadar thotë se është një dhuratë e Zotit.

Punëtorë në një pikë shitjeje të makinave ai tha për ‘Gulf News’ se kishte blerë biletën muajin e kaluar pasi ishte nisur me pushime me familjen e tij në shtetin jugor të Indisë, Kerela ‘Besoj se Zoti më dha një jetë të dytë kur arrita të mbijetoja në aksidentin ajoror dhe më bekoi me këto para për të bërë gjëra të mira’

Ai tha se kishte planifikuar të dilte në pension në dhjetor dhe të kthehej në vendin e tij të lindjes në Indi për të gjetur një punë e cila do u vijë në ndihmë të tjerëve.

COMMENTS