I jepet lamtumira e fundit kantautorit Françesk Radi

Milaim Zeka nuk i bindet kërkesës së PDK-së (Video)
Ndikimi serb në Kosovë do të bie thotë Ivanoviq

Mes lotëve e dhimbjes, familjarë, të afërm dhe miq të shumtë, i dhanë sot lamtumirën e fundit kantautorit Françesk Radi.

Homazhet për këngëtarin e njohur, u zhvilluan në hollin e Radio Televizionit Shqiptar, në ambientet e të cilit, Françesk Radi punoi për disa vite me radhë.

Të shumta kanë qënë mesazhet e ngushëllimit për familjen Radi dhe bashkëshorten e tij, gazetaren e njohur Tefta Radi.

Françesk Radi u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, pasi qëndroi në gjendje kome prej një jave pasi pësoi hemorragji cerebrale.

Artistë të shumtë kanë shprehur mesazhe ngushëllimi dhe dhimbje edhe në rrjetet sociale për humbjen e parakohshme të kantautorit Françesk Radi.

Ai ka kryer Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve Tiranë.

Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor.

Në vitin 1992 ai ka filluar punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj kohe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet e ndryshme .

Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët ‘Adresa” dhe “Biçikleta’, dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar.

Ishin pikërisht këto dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor.

Kënga ‘Adresa’ dhe ‘Biçikleta’ kanë qenë dhe videoklipet e para shqiptare në këngë të xhiruar në vitin 1972.

Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90, duke sjellë disa krijime për publikun.

Përmendim këtu këngët’Rroku i burgut’, ‘Humba pranverën’, ‘Telefonatë zemrash’, ‘Zemër e lodhur’, ‘Ky fat na ra’, ‘Kemi dasëm ‘o’ etj, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut.

COMMENTS