I akuzuari për planifikim të sulmit gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, nuk paraqitet në gjykatë

I akuzuari për planifikim të sulmit gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, nuk paraqitet në gjykatë

Kosovarët drejt bregdetit, fluks në doganën e Morinës
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të rregullt

I akuzuari për terrorizëm, Arton Ahmeti, nuk është paraqitur në sallën e gjyqit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për të dhënë fjalën përfundimtare.

Ahmeti bashkë më Visar Ibishin dhe shtatë të akuzuar të tjerë po gjykohen për organizimin e një sulmi terrorist, të parandaluar, gjatë zhvillimit të ndeshjes kualifikuese për kampionatin botëror Shqipëri – Izrael, në Shkodër, transmeton Gazeta Express.

Avokatja e Ahmetit i tha trupit gjykues që i akuzuari nuk i është përgjigjur në telefon sot, e as në katër ditët e fundit.

Po ashtu, ajo tha se njësoj kanë vepruar edhe familjarët e të akuzuarit, gjatë ditëve të fundit.

Trupi gjykues mori vendim për të shtyrë seancës për 15 minuta.

Arton Ahmeti kishte pranuar fajësinë gjatë shqyrtimeve fillestare të këtij rasti.

COMMENTS