Hysni Klinaku ka shumë arsye të jetë i lumtur sot! (Foto/Video)

Hysni Klinaku ka shumë arsye të jetë i lumtur sot! (Foto/Video)

Premierë: Baboo Darabuka Dj Benity publikojnë ‘Çok Güzel’ (Video)
Era Istrefi ‘bombardon’ top listën gjermane (Video)

‘Ku është lumturia’. Kështu titullohet kënga që Hysni Klinaku do të publikojë sot.

Këngëtari, i cili përmes zërit të tij ka arritur të rrëmbejë shijet në një pjesë mjaft të madhe të artdashësve, ka vendosur që lajmin ta japë përmes rrjetit social ‘Facebook’.

Ai ka treguar se pritja e adhuruesve të muzikës së tij përfundon sot në ora 17:00 kur edhe lansohet ky projekt, përcjellë zico.tv

E realizuar edhe me videoklip, kënga me tekst nga Milaim Islami dhe e komponuar nga produksioni ‘Lumi’, ka një të veçantë. Ajo do të përcillet me piano nga vajza e Hysniut, Lumbardha Klinaku.

Vet artisti është shprehur i gëzuar për këtë këngë, ndërsa uron t’i pëlqejë publikut.

COMMENTS