Hyseni: Policia së afërmi do të pajiset me helikopter

Policia e Kosovës, shumë shpejt do të pajiset me helikopterë, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.

Ai gjatë seancës së Kuvendit u shpreh se tashmë institucioni që ai e udhëheq është afër finalizimit të projektit për pajisjen me helikopterë për Policinë e Kosovës.

‘Kryeministri në konsultim me ministrat e sigurisë në vend, tashmë ka ndërtuar një grup i cili është duke e ndërtuar elaboratin për pajisje me helikopterë’, ka thënë Hyseni.

‘Do të gjenden financat dhe buxheti, do të punojmë që brenda një afati të shkurtër të kryhet kjo punë’.

Kështu tha Hyseni në Kuvendin e Kosovës, kur është pyetur rreth kësaj çështjeje nga deputetja Ganimete Musliu.

COMMENTS