Humbin jetën në një aksident dy vajza shqiptare në Itali

Humbin jetën në një aksident dy vajza shqiptare në Itali

Aksion simbolik para Qeverisë kundër murit në Mitrovicë (Foto)
Agolli, Thaçit: S’ka Republikë Kosove, je president i Shqipërisë së përtej Drinit

Katër të rinj, dy djem e dy vajza, humbën jetën në një aksident rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Guidonia, pranë Romës/TCh/.

Mes viktimave, dy janë shtetase shqiptare: Xhesika Ginaj (18 vjeç) dhe Ambra Shaliani (17 vjeç).

Të rinjtë po udhëtonin me një Minikuper që drejtohej nga një prej djemve. Makina doli nga rruga dhe u përplas me hyrjen e një lokali nate.

Siç raportojnë mediat italiane, automjeti u dëmtua rëndë e viktimat u gjetën jashtë tij. Nga verifikimet e para të Policisë Rrugore, aksidenti ndodhi gjatë një manovre parakalimi në një segment të pjerrët rruge, kur drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur pas klubit të natës.

Impakti ka rezultuar fatal dhe të gjithë personat që gjendeshin në makinë kanë humbur jetën në vend.

COMMENTS