Humb jetën një tifoz i Irlandës së Veriut në Francë

Wilder i shpallë luftë Joshuas: Mos ikë më, mos u arsyeto, eja në ring! (Video)
Kombëtarja U21 zbardh listën, Bushi: Jemi më të mirë se Irlanda (Foto)

Një tifoz i Irlandës së Veriut ka vdekur në Nice, ka konfirmuar policia franceze.

Siç raporton BBC, i riu ishte rrëzuar nga një shëtitore e lartë rreth tetë metra në një plazh shkëmbor në Nice.

I riu, në të njëzetat, ka ndërruar jetë në orët e hershme të të hënës.

Bëhet e ditur se vdekja e tij ishte aksidentale dhe nuk ishte si pasojë e ndonjë përleshjeje ndërmjet tifozëve apo ndonjë incident tjetër.

Ritheksojmë se ditët e para të Kampionatit Evropian janë shoqëruar me përleshje ndërmjet tifozëve.

COMMENTS