Humb Jeremiq, Guterres sekretar i ri i Kombeve të Bashkuara

Humb Jeremiq, Guterres sekretar i ri i Kombeve të Bashkuara

Deputetët miratojnë buxhetin për vitin 2017
E tmerrshme shifra e qytetarëve nga Kosova që kanë hequr dorë nga shtetësia

Antonio Guterres është zgjedhur sekretar i ri i Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar shkurtimisht në twitter, agjencia e lajmeve AP.

Guterres ka triumfuar ndaj kandidatit serb për këtë pozitë, Vuk Jeremiq, i cili ka mbajtur postin e ministrit të jashtëm serb.

Para dite AFP kishte njoftuar se kundër serbit Jeremiq do të jenë fuqitë perëndimore që kanë të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit: SHBA, Britani e Madhe dhe Francë.

Kundërshtimin ndaj tij këto vendi e kishin bazuar në qëndrimin e Jeremiqit ndaj NATO-s dhe Kosovës.

Jeremiq NATO-n e kishte quajtur agresor, ndërsa për Kosovën kishte thënë se”vetëm mbi trupin e tij të vdekur do të anëtarësohej në KB”.

COMMENTS