Hulumtimi: 1 në 3 personave u ndodh kjo kur flen me celular!

1 në 3 njerëz të moshës së rritur kontrollojnë celularin e tyre në mes të natës, thotë një hulumtim.

Paisjet janë përgjegjëse që i mbajnë njerëzit zgjuar deri orët e vona edhe pse ata janë të shtrirë në shtrat.

Gjysma e të rinjve të moshës 18-24, që janë anketuar kanë thënë që ata kontrollojnë për mesazhet e marra, dhe 1 në 6 u përgjigjet mesazheve.

Paul Lee, nga kompania teknologjike Deloitte, qe ka qenë përgjegjës për këtë kërkim ka thënë: Klientët duhet të mësojnë se si ta bëjnë jetën më të mirë me smartphonin e tyre dhe jo që pasijet tu shkatërrojnë jetën.

Në një studim me 4000 njerëz, perdorues të telefonave të zgjuar, është gjetur se 1 në 10 njerëz në mënyrë instiktive kërkon për telefonin e tij, sapo ai zgjohet.

Shumë punëdhënës Francez kanë urdhëruar stafin e tyre që ti fikin telefonat e punës jashtë vendit të punës, kjo për arsyen e rritjes së produktivitetit.

COMMENTS