Hoyt Yee rikthehet në Kosovë para votimit të demarkacionit

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Hoyt Brian Yee, pritet që gjatë javës së ardhshme të qëndrojë Kosovë pasi të dielën do të jetë në Shkup. Ai do tё takohet me presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, liderёt e partive politike Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Bilal Kasami, Vesel Memedi, dhe Menduh Thaçi, si dhe me pёrfaqёsues tё shoqёrisё civile dhe komunitetit diplomatik. Nё takime do tё diskutohet pёr statusin e formimit tё qeverisё, marrёdhёniet dypalёshe, dhe reformat e nevojshme pёr integrim Euro-Atlantik.

Herën e fundit kur Veseli kishte folur me Yee në telefon kishte paralajëmruar se shpejt do të vijë prapë në Kosovë.

Presioni i amerikanëve për të votuar demarkacionin do të rritet edhe më shumë në kohën kur pritet të dalë për votim në Parlament.

Kështu, Zëvendësndihmës i Sekretarit të Shtetit, Hoyt Yee, do të qëndrojë në Kosovë javën e ardhshme pasi të dielën do të shkojë në Maqedoni, ku është thelluar kriza politike.

Në Kosovë përsëri pritet të diskutojë me liderët e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ardhjen e zyrtarit amerikan në Ballkan e ka konfirmuar ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka, i cili ka thënë për Express se duhet formuar shpejt Qeveria e re në Shkup.

Ndërkohë, ardhjen e zyrtarit amerikan në Prishtinë e kishte përmendur edhe Kadri Veseli, në bisedën e fundit telefonike, që kishte pasur me te.

‘Kryetari Veseli e ka falënderuar diplomatin Hoyt Yee për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën, ndërsa e ka ftuar atë për një vizitë tjetër në Kosovë. Diplomati amerikan Hoyt Yee e konfirmoi se do të rikthehet shumë shpejt për një vizitë në Kosovë’, thuhej në njoftimin e Kabinetit të Veselit.

COMMENTS