Hoyt Brian Yee viziton nesër Kosovën

Hoyt Brian Yee viziton nesër Kosovën

Rezultatet sipas KQZ-së në të gjitha komunat
Në Shqipëri zyrtarisht jetojnë 155 serbë, Serbia pretendon për 40 mijë

Zëvendës ndihmës-sekretari amerikan u Shtetit për çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, do të qëndrojë në Kosovë më 25 tetor.

Kjo vizitë e tij vjen pas asaj që i bëri Beogradit gjatë ditës së djeshme, ku zyrtari amerikan tha se Serbia nuk mund të qëndrojë në dy ulëse dhe duhet të zgjedh mes Evropës dhe Rusisë.

Zyrtari i lartë amerikan pritet të takohet me tre krerët e shtetit.

Sipas agjendës, fillimisht në orën 09:00, diplomati Hoyt Brian Yee, do të pritet nga presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq në orën 10:00 do të zhvillojë një takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, derisa në orën 11 e 30 do të pritet nga kryeministri Ramush Haradinaj, njofton Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

COMMENTS