Hoxhaj: Nuk pashë gjetje të reja nga raportimi i Komisionit për Demarkacion

Hoxhaj: Nuk pashë gjetje të reja nga raportimi i Komisionit për Demarkacion

Pacolli uron Izraelin për 70 vjetorin e Pavarësisë, i ri-bën thirrje për njohjen e Kosovës
AP: Fuqitë perëndimore e nxisin Kosovën ta bëjë qeverinë e re

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj ka thënë se nuk ka parë ndonjë qartësi të re nga raportimi i Komisionit për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Hoxhaj ka ngritur katër pyetje ndaj këtij Komisioni.

‘Sipas raportit ju keni qenë në vizitë në Kroaci, fakti më interesant është vendimi i gjykatës ndërkombëtare të arbirtrazhit e cila pas 7 vitesh ka caktu që përcaktimi i vijës kufitare duhet të jetë kadastral e jo administrativ.
Së dyti tërë kohën keni përdorë argument topografike, për të gjithë kufijtë e ish-Jugosllavisë janë përdorë kufijtë kadastral. Nuk mundet një anëtar i komisionit me pru një metodë tjetër dhe të tjerët me sjellë fakte që duhet me iu përshtat.
Së treti kur e pash hartën dhe kur dëgjova shpjegimin prej pikës kufitare të trekëndëshit përdoret kriteri kadastral ndërsa këndej kriteri topografik. A mundemi të kemi dy kritere të ndryshme për një kufi të vetëm.
E fundit kur ne kemi shënuar kufirin me Maqedoninë kemi përdorë kriteret kadastrale, nëse i ikim kriterit kadastral çfarë pasoja mund të ketë për Kosovën’, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se këtë raport qeveria do ta dërgojë në Kuvend të Kosovës.

‘Kam prit gjetje të reja e sot nuk na keni ofru. Është një ecje me 7-8 deminisone të ndryshme dhe nuk kam qartësi nga ky raportim i komisionit. Kjo temë është më e ndishme sesa mund të argumentohet’, ka përfunduar Hoxhaj.

COMMENTS