Hoxhaj: Nota verbale turke e papranueshme dhe e pazakontë

Hoxhaj: Nota verbale turke e papranueshme dhe e pazakontë

Delawie: Korrupsioni po minon besimin e publikut në Qeveri
Eurostat konfirmon: Rënie drastike të numrit të azilkërkuesve nga Kosova në BE (Foto)

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se nota verbale e Ambasadës Turke në Prishtinë ‘është e pazakontë dhe e papranueshme dhe njëkohësisht një mbireagim i saj’. Ministri Hoxhaj tha se Kosova respekton lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit dhe të mendimit dhe e cilësoi shkrimin e gazetarit Berat Buzhala ‘me përmbajtje sarkastike dhe pa qëllime politike’.

Ministri i jashtëm i Kosovës tha se Kosova është ‘një shtet i ri i vogël që megjithatë ka nevojë që ta ruajë prestigjin, krenarinë dhe kredibilitetin ndërkombëtar, t’i mbrojë interesat e qytetarëve të saj po aq sa edhe t’i ruaj raportet e mira me vendet mike’”.

Ministri Hoxhaj i ka dhënë këto vlerësime pas kërkesës zyrtare të Ambasadës së Turqisë në Prishtinë drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, për të ndëshkuar me burg një gazetar nga Kosova, Berat Buzhala, për shkak të komenteve të tij thumbuese të bëra në rrjetin social Facebook.

‘REL’

COMMENTS