Hoxha optimiste se sivjet hiqen vizat

Hoxha optimiste se sivjet hiqen vizat

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt integrimit euroatlantik.

Duke aluduar në Raportin e Komisionit Evropian, Hoxha tha se raporti i fundit i publikuar shërben si udhërrëfyes për vendin, se ku janë prioritetet dhënë përshpejtimin e reformave që veç kanë filluar, transmeton KP.

‘Me publikimin e raportit të vendit , Qeveria ka reaguar menjëherë duke i identifikuar sfidat dhe rekomandimet që kanë dal nga raporti i vendit, kemi dhënë afate kohore, ju kemi dhënë përgjegjësitë të gjitha atyre që janë të përmendura në mënyrë direkte ose indirekte’, tha ajo në konferencën e Grupit për Hulumtimin e Politikave në Ballkan me temën ‘Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi rajonal dhe Integrimi Evropian’.

Hoxha tha se javën e ardhshme presin misionin vlerësues nga KE. Ajo shprehet optimiste se brenda këtij viti qytetarët kosovarë të mos mbesin të vetmit qytetarë në rajon të izoluar.

COMMENTS