Hoxha: Objektiv strategjik i Kosovës është anëtarësimi në BE

Hoxha: Objektiv strategjik i Kosovës është anëtarësimi në BE

Sot është 9 Maji Dita e Evropës. Kjo ditë në Kosovë është festë zyrtare, edhe pse Kosova nuk është ende pjesë e Bashkimit Evropian. Dhurata Hoxha,

Sot është 9 Maji Dita e Evropës. Kjo ditë në Kosovë është festë zyrtare, edhe pse Kosova nuk është ende pjesë e Bashkimit Evropian.

Dhurata Hoxha, ministre e Intergrimeve Evropiane, i tha sot televizionit publik se objektiv strategjik i Kosovës është anëtarësimi në BE.

‘Ne do të punojmë në këtë drejtim dhe do të jemi aty ku e kemi vendin, në familjen e madhe evropiane’, tha ajo.

Hoxha bëri me dije se për nder të kësaj dite do të ketë disa aktivitete.

Ajo vlerësoi se Kosova është në hapin e parë të integrimit në BE.

Kurse për pushimin më 9 Maj, Hoxha tha se duhet të ndërmerren hapa dhe të ndryshohet kjo praktikë dhe jo vetëm për 9 maj.

Hoxha tha se të gjitha kushtet për liberalizim të vizave janë plotësuar nga Kosova.

COMMENTS