Hoxha: Marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin janë të shkëlqyera

Hoxha: Marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin janë të shkëlqyera

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha javën e kaluar ka vizituar një shtet që nuk e ka njohur Kosovën, por që është i interesuar ta ndihmojë shtetit më të ri në Evropë.

Hoxha në një prononcim për Ekonomia Online, ka treguar se vizita në këtë shtet ka rezultuar e suksesshme, ngase nga atje ka marrë zotimin për 100 bursa.

Përveç kësaj ministrja Hoxha, shprehet e bindur në thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, kjo si shkas i marrëdhënieve të shkëlqyera ndërshtetërore.

‘Ne kemi marrëdhënie si Republikë e Kosovës si shtet kemi marrëdhënie të shkëlqyera me shtetin e Izraelit përkundër faktit se Izraeli nuk na ka njohur, por më duhet të theksojë sepse përkrahja e Izraelit për Republikën e Kosovës asnjëherë nuk ka munguar. Këtë po e shohim edhe me këtë iniciativë ku ky institut i cili në vete ka ekspertë të ndryshëm që kanë punuar në Qeveri, në institucione të ndryshme ende punojnë, pra ka një ndërlidhje shumë të ngushtë edhe me Qeverinë e Izraelit, prandaj besojmë që shumë shpejtë do të fillojmë edhe me iniciativa të shpejta’, ka thënë Hoxha.

100 zyrtarë shtetërorë që do të fitojnë bursa nga Instituti për Menaxhment Ndërkombëtar në Izrael, në fushën e sigurisë, shëndetësisë, bujqësisë, etj.

‘Në këtë aspekt kemi diskutuar pra se si në mënyrë specifike ne mund të apo Izraeli mund të kontribuojë dhe ne mund të përfitojmë si shtet nga përvojat e shtetit të Izraelit dhe drejtova kërkesën specifike duke njohur vlerën e arsimit, një kërkesë specifike për ofrimin e bursave për studentët kosovarë, dhe kjo kërkesë e imja pati një përgjigje pozitive fatmirësisht, dhe pranova një letër konfirmim nga Instituti Ndërkombëtar i Menaxhimit, Instituti Galile me një përvojë 30 vjeçare dhe me ekspertët më të njohur të shumë fushave të ndryshme të Izraelit të cilët ofruan 100 bursa të plota pra pa asnjë pagesë semestri ku disa nga këto bursa mbërrijnë edhe lartësinë prej 20 mijë dollarëve, dhe tani më me konfirmimin e këtyre bursave dhe pranimin e kësaj letre zyrtare nga ky institut’.

Për përfituesit e bursave do të caktohen kriteret ka sqaruar ministrja Hoxha. Por ky program ka mundësi që të zgjerohet e përfitues në një të ardhme të afërt mund të jenë edhe studentët.

‘Ne si ministri do të fillojmë bashkëpunimin që të përcaktojmë kriteret pikë së pari se kush mund të përfitojë, cilat do të jenë kriteret e pranimit, kush mund të shkojë, më duhet të theksojë për publikun se këto bursa do të jenë pra për shërbyesit apo zyrtarët në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe institucionet e tjera të Republikës së Kosovës. Jemi duke u munduar që këtë program ta zgjerojmë edhe më tutje pra edhe për studentët tanë duke ditur vlerat e rinisë sonë dhe sukseseve dhe rezultateve të mira që po mbërrijnë kudo që rinia jonë po shkon të studiojë jashtë dhe po arrin rezultate që thjeshtë po na bënë të ndihemi krenarë si shtet’.

‘Prandaj, pra ky është vetëm hapi i parë, një hap zyrtar ku do të fillojmë të bashkëpunojmë pra në aspektin e këtyre bursave, të cilat do të mbulojnë sektor si siguria kombëtare, sektor si menaxhimi i sektorit të shëndetësisë, bujqësia, pra ka sektor të ndryshëm në të cilat ky institut mund të na ndihmojë dhe mund të na përkrahë’.

COMMENTS