Hoxha: Besimi në institucione, borxh ndaj Astrit Deharit

Tahiri beson në nota pozitive nga BE për liberalizimin e vizave
Haradinaj autorizon Komisionin e Ri të nisë punën rreth demarkacionit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha në seancën e jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit, ka ngritur si shqetësim tendencën për të paragjykuar rrethanat e rastit dhe rezultatin.

Ajo ka thënë se janë bërë shumë deklarime të cilat vetëm sa kanë nxitur opinionin publik me përfundime para marrjes së raportit zyrtar nga Prokuroria, si dhe edhe pas daljes së Prokurorisë me raportin zyrtar.

Ministrja Hoxha tha se me t’u konstatuar se ka pasur lëshime në zinxhirin komandues në këtë rast, janë ndërmarrë edhe masat ligjore ndaj disa punonjësve të burgut të Prizrenit, duke i suspenduar nga puna disa prej tyre.

Ajo tha se besimi në institucionet tona është më e pakta që mund të bëjmë sot, ‘dhe besoj se këtë ia kemi borxh edhe Astrit Deharit’.

Ministrja e Drejtësisë bëri thirrje në fund ndaj të gjithëve që të mos tentojnë të përfitojnë nga kjo tragjedi në çfarëdo forme.

COMMENTS