Hoti: Sot të ratifikohet Demarkacioni dhe vendi të shkojë në zgjedhje

Hoti: Sot të ratifikohet Demarkacioni dhe vendi të shkojë në zgjedhje

Alma Lama për Kosovën përplaset me ambasadorin serb në Itali (Video)
Vdes një grua në QKUK, dyshohet se piu acid

Kuvendi i Kosovës po vazhdon me pikën e dytë të rendit të ditës, raportimi i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për 100 ditëshin e Qeverisë.

Kjo kërkesë është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës ndërsa shefi i GP Avdullah Hoti tha se koalicioni qeveritar ka filluar me premtime të mëdha por nuk ka bërë asgjë.

Hoti ka përmendur disa nga vendimet e ‘gabuara’ të Qeverisë siç është shpronësimi i Hades, rritja e pagave, greva në arsim, tentimi për shfuqizim të Gjykatës Speciale, etj.

Ai kritikoi ashpër punën e Qeverisë së Kosovës, derisa kërkoi që sot të ratifikohet demarkacioni , meqenëse siç tha ai, koalicioni qeverisës është krijuar për t’i shtyrë temat e mëdha përpara.

Hoti në fund kërkoi që vendi të shkojë në zgjedhje, si rezultat i paaftësisë së qeverisjes së Haradinajt.

COMMENTS