Hoti: LAA po e pret të drejtën kushtetuese për formimin e qeverisë

AAK me koalicione të reja parazgjedhore (Foto)
Këtë person po e kërkon policia, për vrasjen e Ermal Kamberajt (Foto)

Shefi i grupit parlamentar LAA-në, Avdullah Hoti ka kërkuar nga koalicioni PAN, që ta dal publikisht dhe të tregojë se nuk i ka votat, derisa ka thënë se LAA-i po pret që e drejta kushtetuese për formimin e Qeverisë. Ai tha se LAA do të jetë e hapur për koalicione me të gjitha subjektet politike, përveç me PDK-në.

Ai në një intervistë për KP, ka thënë se si LAA-në, kanë dëshmuar që janë të bashkuar dhe nuk do ta votojnë Kadri Veselin, derisa ka ftuar PAN-in që publikisht të deklarohet që nuk e kanë shumicën, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje si të dilet nga kjo situatë.

Hoti ka komentuar edhe takimin e sotshëm konsultativ të thirrur nga kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ku sipas tij është në përputhje me kërkesën e koalicionit të PDK-së.

Hoti: PAN po abuzon me të drejtën kushtetuese

‘Pra që të qartësohet para të gjithëve, ky takim i sotëm dhe seanca e nesërme, janë në përputhje me kërkesat e koalicionit të PDK-së. Është për keqardhje që ata sot vijnë në takim konsultativ dhe deklarojnë që nuk vijnë në seancën që është kërkua të thirret sipas kërkesës së tyre. Tash kërkojnë edhe një javë kohë, prapë nuk pajtohen për datën e seancës por kërkojnë që të mërkurën e ardhshme, sot një javë të mbahet edhe një takim konsultativ që vërtet nuk ka kuptim. Për çka të konsultohemi ne më tutje, sepse takime të tilla konsultative kanë kuptim vetëm për të caktuar datën e seancës, ne jemi duke i dëgjuar se kur atyre iu përshtatet, po kjo rrugë nuk mund të vazhdoj deri në pafundësi sepse nuk ka asnjë kuptim, është abuzim me të drejtën e tyre kushtetuese për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit’, tha Hoti.

Sipas tij, LDK-ja bashkë me partnerët e koalicionit kanë qëndrim të qartë se nuk do të votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

PAN të tregoj publikisht se nuk e kanë shumicën

‘Sigurisht ne jemi parti serioze, ne nuk i ndërrojmë qëndrimet çdo ditë. Qëndrimi jonë dhe i koalicionit që udhëhiqet nga LDK-ja është i qartë që ne nuk e votojmë, nuk e ka mbështetjen tonë zoti Veseli, kryetari i PDK-së për kryetar të Kuvendit. Nëse jepet një kandidaturë tjetër ne do ta shqyrtojmë me kujdes, sepse është e rëndësishme që në krye të këtij institucioni të jetë një person që është i përshtatshëm për atë pozitë, mund ta luaj rolin e kryetarit të Kuvendit në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Po besoj që i ka dal boja këtij lloj konspiracioni. ..Po t’i kishin formuar shumicën e nevojshme, sot do e kishim institucionet e zgjedhura. Koalicioni i udhëhequr nga PDK, definitivisht nuk e ka shumicën për të ndërtua institucione të vendit. Unë i ftoj ata që të vijën në seancë, në kuvend dhe të deklarohen publikisht që nuk e kanë shumicën dhe të gjejmë një zgjidhje se si të dalim nga kjo situatë’, tha Hoti.

Hoti po ashtu ka thënë se janë të hapur për koalicion me të gjitha partitë edhe AAK-në, Nisma dhe të tjera por jo për PDK-në.

Për të gjithë jemi të hapur, vetëm me PDK-në nuk bëjmë koalicion

‘Sigurisht qëndrimet tona janë të qarta, ne do të konsiderojmë arritjen e koalicioneve me të gjitha partitë parlamentare, duke e përjashtuar PDK-në. Bazë e arritjes së marrëveshjeve është programi i LDK-së dhe i koalicionit tonë që kemi me partitë të tjera…Jo në këtë fazë ne presim që të vije e drejta kushtetuese tek ne për të provuar themelimin e Qeverisë. Në atë moment ne do të fillojmë negociatat të menjëhershme me gjitha partitë politike për t’i përafrua qëndrimet për një qeverisje të përbashkët’, tha Hoti.

Ndërsa sa i përket koalicionit të mundshme me Vetëvendosjen, Hoti ka thënë se kanë dallime substanciale por nuk e përjashtojnë mundësin e krijimit të koalicionit me kushte programore.

Këto janë kushtet tona për koalicion

‘Ne kemi dallime substanciale me Vetëvendosjen, ne nuk e përjashtojmë askënd nga koalicioni që mund të ndërtojmë në të ardhmen, por bazë për arritjen e koalicionit do të jetë programi i LDK-së, që është i qartë si te zhvillimi ekonomik. Ta zëmë ne kemi diferenca tek kjo pikë e programit me Vetëvendosjen. Ata janë rritje të taksave, vendosje të taksave progresive, ne nuk e përkrahim një qasje të tillë të zhvillimit ekonomik. Kemi dallime tek dialogu me Serbinë, ne jemi parti e dialogut si LDK, ne i kemi në ADN-nën tonë si LDK dialogun për bisedime, zgjidhjen paqësore të çështjeve. Ne e kemi bërë të qartë që do ta intensifikojmë dialogun me Serbinë, duke kërkuar involvim shumë më të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një dialog që zhvillohet në Bruksel, për temat më të rëndësishme që ka Kosova, duke e vendosur një kornizë të qartë edhe të temave edhe të afateve kohore edhe disa tema të tjera të cilat me të vërtet kemi dallime me Vetëvendosjen. Këto janë kushtet të cilat ne nuk jemi të gatshme të bëjmë as një lloj kompromisi në koalicionet e mundshme që mund të ndërtojmë në të ardhmen. Do i ftojmë partitë tjera që të na bashkohen në këtë platformë si pari e qendrës së djathtë, ashtu si jemi dhe unë besoj që do të arrimë të ndërtojmë një koalicion të tillë’, tha Hoti.

Ndërsa sa i përket koalicionit me AKR dhe Alternativa, ai ka thënë se kjo është dëshmuar deri tash.

Nuk shoh hezitim, jemi bashkë si LAA

‘Unë nuk tentoj dhe nuk dëshiroj asnjëherë nuk kam komentuar as konspiracion, as situata hipotetike. Edhe ARK edhe Alternativa janë në koalicion me ne, e kanë provuar, sot kemi parë që kanë marrë pjesë në takimin konsultativ. Vazhdojmë të kemi konsultime intensive me këto dy parti që janë brenda koalicionit tonë. Jemi parti të qendrës së djathtë, kemi afërsi të madhe programore e shohim veten bashkë ne një rrugëtime më afatgjatë se sa ky koalicion tash që kemi në qeverisjen e ardhshme. Nuk shoh asnjë hezitim qëndrojmë së bashku edhe t’i ofrojmë vendit një qeveri ashtu i e meritojnë’, tha Hoti.

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale, Hoti ka thënë se janë duke diskutuar brenda strukturave të LDK-së për kandidatë të mundshëm për secilën komunë.

Varësisht prej lokalitetit dhe specifikave që ka komuna do të tentojnë maksimalisht të ndërtojnë koalicione me partitë e tjera, tha Hoti.

Ai ka shtuar se shumë shpejtë do të bëhen publik kandidatet për komuna.

COMMENTS