Hoti: Koalicioni LAA është unik dhe stabil

Daci: LDK dhe VV nuk kanë asgjë të përbashkët, bisedimet humbje kohe
Shtyhet seanca në rastin e Lushtakut

Kandidati për kryeministër nga koalicion LAA (LDK-AKR- Alternativa), Avdullah Hoti ka hedhur poshtë mundësitë e ‘plasaritjes’ së koalicionit parazgjedhor LAA.

Ai për 21, ka thënë se ky koalicion është unik, ndërsa deklarata e dhëna nëpër media se AKR dhe Alternativa do të ndahen, sipas tij, janë të pavërteta.

‘Koalicioni i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën është i paluhatshëm. Lajmet e dhëna nëpër portale janë te pavërteta. Kjo është përpjekje e ulet e PDK-së me satelitet e saj për të larguar vëmendjen nga bllokada që PDK-ja po i bënë krijimit të institucioneve të vendit. Ftoj mediet të mos bien ne grackën e dezinformatave të tilla’, shkruan Hoti.

Pas Hotit, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i përfaqësuesit të AKR-së, Korab Sejdiu. Sipas tij, raportimet se Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa, i kanë dhënë fund bashkëpunimit parlamentar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë ka thënë ai.

Në një prononcim të tij, Sejdiu tha se i demanton të gjitha këto raportime pasi sipas tij, bashkëpunimin e LAA-së e dëshmon më së miri qëndrimi me ide të përbashkëta i këtyre subjekteve, në takimin e sotëm konsultativ, kryesuar nga Adem Mikullovci.

COMMENTS