Hoti: Edhe presidenti është involvuar që të shtyhet kjo seancë

Avdullah Hoti nga koalicioni LAA ka thënë se edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është përfshirë në shtyrjen e seancës konstituive të legjislaturë

Avdullah Hoti nga koalicioni LAA ka thënë se edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është përfshirë në shtyrjen e seancës konstituive të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Pas kërkesës së PAN-it që pika e rendit të ditës për emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit të shtyhet për në orën 14:00, Hoti ka thënë se Kosova nuk ka kohë që të presë më ‘sepse edhe ashtu jemi në afatet e fundit kushtetuese’.

‘Më vjen keq që edhe presidenti është involvuar që të shtyhet kjo seancë’, ka thënë Hoti.

COMMENTS