Hoti: Dogana e Kosovës ka shënuar rekord në të hyra

Ministria e Financave ka prezantuar të arriturat e vitit 2016. Ministri ka cekur treguar se për vitin 2017 ishin në pyetje shumë ligje që kanë të b

Ministria e Financave ka prezantuar të arriturat e vitit 2016.

Ministri ka cekur treguar se për vitin 2017 ishin në pyetje shumë ligje që kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare financiare.

‘Tek Dogana e Kosovës kemi pasur një vit rekord të të hyrave, dogana pritet të përmbyllë këtë vit me të hyra mbi 1 miliardë e 40 milion, që është 88 milionë se sa vitin e kaluar apo 9.3 % më shumë dhe kjo ka ardhur me gjithë zvogëlimin e të hyrave që kemi pasur nga zbatimi i MSA-së nga 1 prilli i këtij viti. Krahasuar me fillimin e mandatit të qeverisë, Dogana ka mbledhur 171 milionë euro më shumë sesa në vitin 2014’, ka thënë Hoti.

Ministri Hoti, ka thënë se Qeveria ka rimbursuar mbi 13 milionë euro deri më tani për qytetarët të cilët kanë dorëzuar kuponët fiskalë.

Sipas tij,nga falja e borxheve qytetarët kanë përfituar mbi 216 milionë euro, kurse janë inkasuar 24 milionë euro.

Sa i përket Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, ministri Hoti ka thënë se qytetarët kanë përfituar 22.8 milionë euro.

Nga lirimet doganore ai ka thënë se bizneset kanë përfituar rreth 47 milionë euro.

Kurse nga ulja e TVSh-së nga 16 në 8%, u ka sjellë qytetarëve 21 milionë euro përfitime.

Ministri Hoti bëri të ditur se është përmirësuar pozita e Kosovës në të bërit biznes.

COMMENTS