Honda ‘rikthen’ të modernizuar, modelin nga Toyota që u lansua më 1960 (Foto)

Honda ‘rikthen’ të modernizuar, modelin nga Toyota që u lansua më 1960 (Foto)

Ka filluar Tokyo Motor Show, ku ndër makinat që ka rënë në sy më së shumti ishte një Honda sportive për dy persona.

Kjo makinë elektrike e ka pamjen e jashtme krejtësisht të bazuar në Toyota 2000GT, të lansuar më 1960, që ishte shumë e adhuruar dhe u bë bazë për shumë vetura tjera.

Vetura është pëlqyer shumë, pasi konsiderohet si një kombinim mes Civic Type R dhe Honda NSX, ndërsa ka dukjen e makinave klasike.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur do të hyjë në prodhim kjo makinë, apo çfarë kapacitete mund të ketë.

COMMENTS