Homazhe të Haradinajt te monumenti i ushtarëve të NATO-s

Homazhe të Haradinajt te monumenti i ushtarëve të NATO-s

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe te monumenti i ushtarëve të NATO-s, në prag të 19 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

‘Fushata ajrore e NATO-s, që filloi më 24 mars 1999, ishte vendimtare për lirinë e popullit të Kosovës. Lavdi dhe mirënjohje e përjetshme heroizmit të grave dhe burrave të NATO-s, që u flijuan në shërbim të mbrojtjes së jetës dhe shpëtimit të një populli të tërë të pambrojtur’, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Më datën 24 mars shënohet përvjetori i 19-të i ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

COMMENTS