Homazhe për ish-kryeministrin Bajram Rexhepi

Plani i Thaçit për të shpëtuar nga Gjykata Speciale
Veteranët refuzojnë ftesën e Haradinajt për homazhe te varri i Rugovës

Që nga ora 10, në organizimin e Komisionit të veçantë shtetëror, në hollin e Kuvendit të Kosovës, janë duke u bërë homazhe për ish-kryeministrin e parë të Kosovës Bajram Rexhepi. Ndërkaq, pritet të mbahet edhe një mbledhje komemorative për ish-kryeministrin Rexhepi, nën patronatin e kryeministrit të Kosovës në largim, Isa Mustafa.

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë pranuar arkivolin e ish kryeministrit Bajram Rexhepi në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’.

Homazhe për ish-kryeministrin Rexhepi do të organizojë edhe Kuvendi Komunal i Mitrovicës.

Trupi i pajetë i Rexhepit ka arritur rreth orës 08:30 ndërsa tani po qëndron në drejtim Kuvendin e Kosovës, e më pas do të përcillet drejt Mitrovicës ku pasdite do të kryhet ceremonia e varrimit.

Varrimi i ish-kryeministrit të Kosovës do të bëhet në fshatin e tij të lindjes, në Shipol, me ceremoni shtetërore.

Bajram Rexhepi ka vdekur dje në Turqi pas një kohe qëndrimi në koma.

Ndërsa në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e sotme është shpallur ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.

COMMENTS