Historike: Talat Xhaferi zgjedhet kryetar i Parlamentit të Maqedonisë (Video)

Historike: Talat Xhaferi zgjedhet kryetar i Parlamentit të Maqedonisë (Video)

Filmohet afera e ‘blerjes’ së votave në Fushë Kosovë (Video)
Milaim Zeka aderon tek Nisma për Kosovën (Video)

Ish-ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Talat Xhaferi i BDI-së është zgjedhur kryetar i Parlamentit të Maqedonisë.

Ai është votuar nga shumica parlamentare që përbëhet nga LSDM-ja, BDI-ja dhe partitë e tjera politike shqiptare.

Votimi ka ndodhur përkundër protestës së vazhdueshme të deputetëve të VMRO-DPMNE-së që kanë provuar ta bllokojnë votimin.

Jashtë ndërtesës së Parlamentit të Maqedonisë janë mbledhur sërish qindra njerëz në një tjetër protestë anti-shqiptare.

Kryetari i LSDM-së, Nikolla Gruevski, pas ndodhive të fundit në Kuvend, ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën tha se pas pritjeve të gjata, shumica parlamentare vendosi që Talat Xhaferi të jetë kryetari i ri i Kuvendit.

Zaevi uron zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Pas fjalimit të Zaevit para mediumeve doli edhe tashmë kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi./T/

COMMENTS