Historike: Hillary Clinton kandidatja e parë për presidente të SHBA-ve (Video)

Hillary Clinton ka bërë historinë pasi ajo është e para grua që zgjidhet zyrtarisht si kandidate për presidente e një prej partive kryesore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo e mori kandidimin zyrtarisht sot, kur u numëruan në sallën e Kuvendit Demokrat votat e delegateve të çdo shteti.

Në një shenjë uniteti, ish-rivali i saj Bernie Sanders kërkoi ndërprerjen e numërimit të mëtejshëm, pasi u kalua kufiri i nevojshëm prej 2383 votash nga delegatët dhe bëri thirrje që procedura e votimit të bëhej me zë.

Ish-sekretarja e Shtetit nuk ndodhej në Philadelphia, por komunikoi me përkrahësit e saj përmes një lidhjeje direkte.
Foto 1

Në fjalën e saj në ekranin gjigant Clinton u shpreh e lumtur për nominmin teksa dërgoi edhe një mesazh për të gjitha vajzat që mund të kenë qëndruar zgjuar vonë në mbrëmje për të pritur zyrtarizimin e saj.

‘Dhe nëse aty ka ndonjë vajzë të vogël e cila qëndroi zgjuar për të më parë mua, më lejoni të them. Unë mund të bëhem Presidentja e parë grua, por një nga ju do të jetë e rradhës’, ishin fjalët e Clinton.

Vetëm pak çaste para se të votohej për nominim, bashkëshorti i saj, Bill Clinton, ish-president i Shteteve të Bashkuara, ka kërkuar nga demokratët dhe amerikanët që të votojnë për Hillaryn në nëntor, duke thënë se duke e bërë atë presidenten e parë, Shtetet e Bashkuara do të bëhen më të forta dhe më të mira.

Foto Clinton 2

Zonjën Clinton e ka mbështetur fuqishëm edhe rivali i saj në zgjedhjet partiake, Bernie Sanders.

COMMENTS