Historia e fanellave të futbollit dhe arsyeja pse njerëzit interesohen për to

Historia e fanellave të futbollit dhe arsyeja pse njerëzit interesohen për to

Sonte luhen ndeshjet çerekfinale ne Europa Legue
Vlerësime pozitive për Rashicën

Kupa e Botës është vend jo vetëm ku shfaqen lojtarët më të mirë në botë, por edhe ku shfaqen disa prej uniformave më të mira dhe më të këqija të futbollit në histori.

Mirëpo dizajnimi i një uniforme të një përfaqësueseje nuk është detyrë e lehtë.

Fanellat e futbollit bëhen jo vetëm për të prezantuar identitetin e skuadrës, por edhe për të përmbledhur çdo gjë që vendi është – si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen, shkruan CNN.

Prodhuesit shpenzojnë me muaj duke hulumtuar dhe dizajnuar se si do të duken fanella e skuadrës, brekët dhe çorapet dhe se çfarë do të përfaqësojë uniforma.

Dizajnimi ka të bëjë më tepër sesa vetëm të përdorin ngjyrat e vendit. Derisa disa vende i përdorin ngjyrat e flamurit të tyre, disa të tjera përdorin ngjyra që kanë vlerë historike, politike apo gjeografike për to.

‘Identiteti i vendit duhet të ndriçojë’, thotë John Devlin, një ekspert i dizajnit të fanellave dhe autor i librit ‘International Football Kits (True Colours)’. ‘Por ajo që duhet po ashtu të bësh, sipas pikëvështrimit tim, për të krijuar një dizajn të madh të fanellës duhet të kesh njohuri për trashëgiminë dhe traditën. Duhet ta përqafosh këtë, por është me rëndësi të dihet se është periudhë moderne dhe duhet të flitet në gjuhën e kësaj kohe’.

Me këtë vjen një përgjegjësi e madhe për prodhuesit prapa dizajnimeve, si ‘Adidas’, ‘Puma’, ‘Nike’, ‘Umbro’ e ‘Hummel’. Derisa shumë prej dizajnimeve janë të mira, Kupa e Botës sigurisht se nuk ka qenë pa dizajnime kontroverse herë pas here, apo dizajnime që bien në sy.

COMMENTS