Hillary Clinton, kampanjë për rinumërim votash

Hillary Clinton, kampanjë për rinumërim votash

Pacolli: Jam kërcënuar, dhe në atë moment kam vendosur që të hyjë me LDK-në (Video)
Gecaj: Nëse nuk e miratojmë demarkacionin këtë muaj, i humbim vizat

Drejtuesit e kampanjës së Hillary Clintonit për zgjedhjet presidenciale, kanë thënë sot se do të përpiqen të shtyjnë përpara qëndrimin për rinumërim votash në disa shtete të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara.

Ekipi i Clintonit i është bashkuar kandidatit të Partisë së Gjelbër, Jill Stein, i cili ka siguruar miliona dollarë që procesi i rinumërimit të votave të ndodh në Wisconsin, raporton CNN.

Por në një postim në faqen Medium, Marc Elias, këshilltar i kampanjës së Clintonit, ka thënë se nga hetimet e kryera nga ekipi nuk janë gjetur prova se ka pasur hakim të sistemit të votimit.

Edhe pse drejtuesit e kampanjës nuk do të kontestojnë rezultatin, ata kanë vendosur që të bashkëngjiten në tentimet për “të siguruar drejtësi për gjitha palët”.

COMMENTS