Anëtarët e ‘labelit’ të mirënjohur Babastars, kanë publikuar projektin e madh të kësaj vere që e kanë realizuar me videoklip. Kënga me titull 'High
Anëtarët e ‘labelit’ të mirënjohur Babastars, kanë publikuar projektin e madh të kësaj vere që e kanë realizuar me videoklip.
Kënga me titull ‘High4Real’ pritet të jetë goditja më e madhe e reperëve të këtij grupacioni për këtë verë.
Kënga është prodhim i BigDeal Recods që e ka bërë edhe muzikën. Melodia është realizuar nga Getoar Selimi.
Për tekstin janë kujdesur vet anëtarët e Babastars për pjesët e tyre, ‘High4Real’ është vazhdimësi e serisë së projekteve ‘High’ nga ky ‘label’ nisur shumë vite më parë e që është i katërti me radhë.
Pjesë e projektit janë të gjithë anëtarët e Babastars, të cilët në koncertet e tyre vazhdimisht e kanë promovuar ardhjen e këngës së re.
COMMENTS