Hidhet shorti për çerekfinalet e Carabao Cup, mësohen çiftet dhe datat (Foto)

Hidhet shorti për çerekfinalet e Carabao Cup, mësohen çiftet dhe datat  (Foto)

Interi fiton bindshëm, mban gjallë shpresën për ‘Champions’
Tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e kupës së Kosovës

Sot (e enjte) në mbrëmje është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Carabao Cup apo e njohur ndryshe si EFL Cup në Angli.

Është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës Carabao në Angli, ku skuadrat e mëdha angleze kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Ndeshja më e fortë çerekfinale pritet të jetë ajo në mes të Manchester Cityt dhe Leicester Cityt, që luan si vendas.

Takim interesant pritet të jetë edhe ai në mes të dy skuadrave londineze, Arsenalit dhe West Hamit, me Topçinjtë që do të jenë nikoqirë.

Diçka më të lehtë në short i ka sjell fati skuadrës së Antonio Contes, Chelseat që e pret në shtëpi Bournemouthin.

Ndërsa, shortin më të lehtë të mbrëmjes e pati skuadra e Jose Mourinhos, Manchester United që do ta ketë përball një ekip inferior si Bristol City.

Çiftet do ta luajnë vetëm nga një ndeshje mes vete dhe ato do të zhvillohen më datë 19 dhe 20 dhjetor.

Çiftet e çerekfinaleve të Carabao Cup:

Chelsea – Bournemouth

Arsenal – West Ham

Leicester City – Manchester City

Bristol City – Manchester United

COMMENTS