Hetohet Modriq, akuzohet për dëshmi të rreme

Hetohet Modriq, akuzohet për dëshmi të rreme

Ukrainë – Kosovë luhet në terren neutral
Bën historinë – Majlinda Kelmendi del e artë në Rio 2016 (Foto & Video)

Cristiano Ronaldo nuk është i vetmi lojtar i Realit të Madridit që është në telashe me drejtësinë.
Probleme ka edhe Luka Modriq, për të cilin Prokuroria në Kroaci ka nisur hetimet për dhënien e një dëshmie të rreme gjatë një procesi gjyqësor, lajm që u konfirmua nga vetë ky institucion.

Drejtuesit e Prokurorisë kroate nuk e përmendën emrin e futbollistit për shkak të procedurës standarde të hetimeve, por përshkrimi i bërë prej tyre përputhet plotësisht me Modriq. Po kështu, edhe sipas medias vendase, futbollisti kroat që është në qendër të këtyre hetimeve është pikërisht mesfushori i Realit të Madridit.

Luka Modriq dëshmoi javën e kaluar në gjyqin ndaj një zyrtari të organeve tatimore dhe 3 zyrtarëve të lartë të klubit të Dinamos së Zagrebit mes të cilëve ishte dhe shefi Ekzekutiv, Zdravko Mamiq, të cilët rezultojnë se kanë kryer evazion fiskal prej 1.84 milionë dollarësh.

Por telashet për Modriq nuk ndalen këtu, futbollisti kroat është vënë në qendër të hetimeve edhe në Spanjë për evazion fiskal. Ndërsa Ronaldo ka krijuar shoqëri në Ishujt Virxhin dhe Irlandë për të kaluar të ardhurat nga të drejtat e imazhit, kroati ka preferuar Luksemburgun, një vend ku taksat mbi të ardhurat e përfituara nga e drejta e imazhit është vetëm 10%.

COMMENTS