Hetimi ndaj gjashtë ‘gylenistëve’ po zhvillohet në kryeprokurorinë e Stambollit

Hetimi ndaj gjashtë ‘gylenistëve’ po zhvillohet në kryeprokurorinë e Stambollit

Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina të cilët janë përcaktuar se janë ndër

Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina të cilët janë përcaktuar se janë ndër emrat e nivelit të lartë të organizatës dhe janë sjellë në Turqi me një avion të posaçëm pasi që janë kapur nga MIT. Hetimi ndaj të dyshuarve zhvillohet në Kryeprokurorinë e Stambollit.

Në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë, hetimet zhvillohen nga ekipet e Zyrës për Anti-Terror të Drejtorisë së Sigurisë të Stambollit (TEM). TEM ka formuar një ekip të veçantë për këtë hetim ndërsa mësohet se ky ekip punon në koordinim me MIT dhe njësitë e inteligjencës së drejtorisë. Gjithashtu në kuadër të punimeve, lidhur me të dyshuarit është duke u zhvilluar komunikim me të gjitha institucionet relevante në Turqi ndërsa theksohet se janë duke u hetuar detajisht pozicionet e tyre dhe veprimet në organizatë.

Të dyshuarit krahas aktiviteteve në shtetet e Ballkanit, kanë qenë të angazhuar për sigurimin e arratisjes së anëtarëve të organizatës në Turqi drejt shteteve të Evropës dhe SHBA. Njësitë e sigurisë kishin vërtetuar se Cihan Özkan ka menaxhuar paratë e tubuara në emër të bamirësisë në shtetet e Ballkanit, të cilat i ka transferuar në Pensilvania të SHBA-ve ku ndodhet kreu i organizatës terroriste. Ndërkaq, Kahraman Demirez, përgjegjës për strukturimin rinor në Kosovë, ka punuar në mënyrë aktive në shtetet e Ballkanit, ndërsa ka luajtur rol që organizatës t’i bashkangjiten numër i madh personash.

Nga ana tjetër, Hasan Hüseyin Günakan, i sjellë po ashtu në Turqi përmes operacionit të MIT-it, ishte përgjegjës për mësimdhënësit në strukturat shkollore në rajon. Emrat e personave tjerë të sjellë në Turqi mësohet se kanë qenë figura të larta përgjegjës për strukturimin e ‘FETO’/PDY-së në institucione dhe organizata të ndryshme. – Ka përgatitur raporte në favor të ‘FETO’/PDY-së në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në veçanti, mësohet se Osman Karakaya ka luajtur rol aktiv në procesin Ergenekon, periudhë gjatë së cilës ai ka përgatitur raporte në favor të ‘FETO’/PDY-së në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Stamboll ndërsa për këtë arsye i është ndarë dekoratë nga ana e kreut të organizatës terroriste Fetullah Gülen, transmeton KTV.

I pandehuri Habip Bostan, i cili gjykohet në lidhje me strukturimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Gjykatën e Lartë Penale të 27-të të Stambollit dhe për të cilin është gjetur se ka përdorur ByLock, është bërë referencë që Osman Karakaya të hyjë në këtë institut. Gjithashtu është zbuluar se emri i Osman Karakaya gjendet në aktakuzën e strukturës së organizatës për Institutin e Mjekësisë Ligjore. Emri i Karakaya gjendet edhe në procesin Ergenekon.

Raportin në lidhje me gjendjen shëndetësore të të pandehurit të arrestuar të procesit të dytë ‘Ergenekon’, ish Rektori i Universitetit Başkent, Prof. Dr. Mehmet Haberal, e kishte përgatitur Osman Karakaya.

Pas raportit në fjalë avokatja e Haberal në atë kohë, Dilek Helvacı, kishte paraqitur një padi penale ndaj Karakaya për shkak të ‘nënshkrimit të vendimit për raport spitalor skandaloz, jo-ekzistent dhe të pavërtetë’ me akuzën për ‘abuzim të detyrës’.

COMMENTS