Heroi i Francës flet pas fitores dramatike (Video)

Nëse futbollistët do të ishin femra, shikoni fotografitë qesharake
Zidane: Fitore e rëndësishme, Villarreali ka skuadër të mirë

Dimitri Payet as në ëndërr nuk e kishte imagjinuar këtë lloj debutimi në Kampionat Evropian.

Mesfushori shënoi golin e fitores për Francën në minutën e 89-të, e cila i solli edhe tre pikët kombëtares franceze në saje të rezultatit 2:1 kundër Rumanisë.

‘Nëse dikush do të më thoshte se nata e sotme do të shkonte kështu, nuk do ta besoja. Jam shumë i lumtur për golin, më se shumti për tri pikët. Nuk po më besohet’, ka thënë pas ndeshjes Payet.

Pas kësaj fitore, Franca ka 3 pikë ndërsa Rumania mbetet pa pikë në grupin A, ku gjenden Shqipëria dhe Zvicra, të cilat do të takohen sot me fillim në ora 15:00.

COMMENTS